Ambasadorja Kim dhe Ministrja Kushi promovojnë Programin e Mikrobursave Access në gjuhën angleze

Ky program synon thellimin e njohurive në gjuhën angleze, me qëllim aftësimin e nxënësve shqiptarë për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vendit, si dhe u jep atyre mundësinë që të mësojnë rreth kulturës dhe vlerave amerikane.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim kanë vizituar shkollën “Sadik Stavileci”, për promovimin e Programit të Mikrobursave Access në gjuhën angleze (English Access Microscholarship), i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ky program synon thellimin e njohurive në gjuhën angleze, me qëllim aftësimin e nxënësve shqiptarë për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vendit, si dhe u jep atyre mundësinë që të mësojnë rreth kulturës dhe vlerave amerikane.

Ministrja Kushi falënderoi Ambasadën Amerikane dhe SHBA-në për mbështetjen që i japin Shqipërisë në shumë fusha, por sidomos në arsim. 

Përfitues të Programit të Mikrobursave në gjuhën angleze (Access) janë nxënësit e shkëlqyer, si dhe ata që vijnë nga familje në pamundësi ekonomike.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Olta Luli organizoi koncertin e parë recital në flaut, në Lezhë

Next Article

Fletë pune për 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

Related Posts