Algjeria bllokon internetin në të gjithë vendin për shkak të provimeve të maturës

Në Algjeri është shkëputur interneti, për shkak të provimeve në shkollat e mesme në mënyrë që të shmangen “kopjet”. A mund të jetë zgjidhje kjo mënyrë edhe për provimet shtetërore në vendin tonë?

Algjeria ka bllokuar internetin në të gjithë vendin për shkak të provimeve të shkollave të mesme.

Në Algjeri është shkëputur interneti, për shkak të provimeve në shkollat e mesme në mënyrë që të shmangen “kopjet” ditën e provimeve. Shërbimi i internetit, qoftë nëpërmjet shëbimit celular edhe atij fiks, ishte i bllokuar. Ky shërbim është bllokuar vetëm për fashën e orarit të provimeve, pra është hequr dy orë, gjatë të cilave zhvillohej testimi.

Ky vendim u mor si pasojë e ngjarjeve të vitit 2016, kur provimet e maturës dështuan, për shkak të kopjeve të shumta. Autoritetet u përpoqën të bënin të njëjtën gjë edhe vitin e kaluar, por nuk ia dolën. Ndaj, për këtë vit u morën masa mjaft të rrepta për ta ndaluar totalisht internetin, për të gjithë vendin. Kjo u pa si mundësi e vetme e realizimit të testimeve ashtu si duhet. Pra, inetrneti jo vetëm i ndaluar për nxënësit/maturantët, por edhe për stafin pedagogjik, apo për njerëzit/familjrët të cilët mund t’i ndihmonin maturantët nga jashtë.

A mund të jetë zgjidhje kjo mënyrë edhe për provimet shtetërore në vendin tonë?

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Nyjat e përparme/Vështirësitë tona me to

Next Article

Përfundon pjesa e parë e provimit të maturës shtetërore 2019

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427