Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier

Ju informojmë se Qendra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.

Me datën 25-26 maj trajnimi zhvillohet në Fier, në shkollën e mesme “Flatrat e dijes”, lagjja “1 Maji”, për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shembuj për të mësuar shpejt

Next Article

Standardet për projektimin e kopshteve

Related Posts