Albas vijon trajnimet me mësuesit e shkollave 9-vjeçare

Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale.

Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas vijon trajnimet e mësuesve të shkollave 9-vjeçare për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale.

Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, në orën 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.

Trajnimet do të zhvillohen nga autorët e teksteve dhe ekspertët e Portalit Shkollor Albas. Mësuesit do kenë mundësinë të ndjekin orë model me tekstin digjital.

Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 231 9002 dhe 0697098026.

Ju mirëpresim!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Libra zanorë për fëmijë mbi moshën 3 vjeç

Next Article

Periodat e para ndodhin në moshën 10 deri në 16 vjeçe

Related Posts