Albas, trajnim me mësuesit e shkollave 9-vjeçare

Këtë të shtunë në sallën e trajnimeve në Albas u mblodhën mësuesit e shkollave 9-vjeçare për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin, me autorët e teksteve dhe specialistët e librit digjital të ALBAS.

Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t’i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.

Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju prezantoi mënyrën e përdorimit të tekstit digjital, mjetet ndihmëse, materialet multimediale dhe të gjitha mundësitë që ofron ky tekst i digjitalizuar për t’u pasuruar më tej me materiale shtesë, nëse mësuesit e mendojnë se ka ende diçka për të shtuar në tema të caktuara.

Drita Kolndreu, nëndrejtoreshë në shkollën “26 Nëntori” në kryeqytet dhe bashkëpunëtore e Shtëpisë Botuese Albas, ndau më mësuesit eksperiencën e saj si mësuese dhe demonstroi sesi mund të përdoret në klasë libri digjital në një orë mësimi në lëndët Dituri Natyre dhe Edukatë Shoqërore. “Në fillim mund të duket e vështirë mënyra e përdorimit, mbase edhe mund të trembeni, por nëse e provoni disa herë tekstin digjital do ta shikoni se sa lehtë do e përvetësoni atë. Unë e kam përdorur librin digjital në klasë dhe kam parë që ora e mësimit është efektive, ndërsa nxënësit tërhiqen nga teknologjia dhe nxënë më mirë”, tha Kolndreu

Në përfundim të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatat e pjesëmarrjes.

Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shkrimtarët, Sadik Bejko dhe Dorian Koçi, lexojnë Legjendat

Next Article

“Anija e Shpëtimit”, eseja e shqiptares që fitoi çmimin “Astalli”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427