Në datën 10 dhe 11 maj, zhvillohen trajnime në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili modul është i vlerësuar me një kredit dhe kushton 2000 lekë. Trajnimi nis në orën 9:30.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies – nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Regjistrimin mund ta bëni më poshtë. Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën trajnime@portalishkollor
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit.
Këtu mund të regjitroheni për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
825185 17922Respect to author , some wonderful information . 294431
546754 255924I like the valuable data you supply inside your articles. Ill bookmark your weblog and check again here regularly. Im quite certain I will learn lots of new stuff right here! Finest of luck for the next! 54407