Albas, trajnim me kredite në Elbasan

Në datë 14 dhe 15 Dhjetor 2018, zhvillohet në Elbasan trajnim për dy module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. Për secilin modul përfitoni një kredit.

Në datë 14 dhe 15 dhjetor, zhvillohet në Elbasan trajnimi për dy module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës”. Secili prej moduleve përmban një kredit dhe kushton 2 mije lekë. Trajnimi nis në orën 9:30 dhe do të zhvillohet në qendrën “Danida”.

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje:

• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,

• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca,

• Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit,

• Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme,

• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën elektronike trajnime@albas.al

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plasi zemra, se do ta shpjegojë Koliqin siç duhet

Next Article

Dita botërore kundër AIDS

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427