Këtë vit shtëpia botuese ALBAS, del para lexuesit me variantin e plotë të një prej romaneve klasikë, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat e Ana Shirlit.
“Ana flokëkuqja” e autorit kanadez L. M. Montgomery.
Pas botimit vitin e kaluar të Ana Flokëkuqes, një variant i shkurtuar për fëmijë, këtë vit shtëpia botuese ALBAS, del para lexuesit me variantin e plotë të një prej romaneve klasikë, nga më të bukurit e më të lexuarit e letërsisë botërore, që rrëfen aventurat të Ana Shirlit.
Për shumë ditë qëndrova e mbërthyer jo thjesht nga detyrimi i punës, por nga kënaqësia në jetën dhe bëmat e Ana Flokëkuqes, vajzës që mbeti jetime e që u rrit duke punuar që foshnjë, vajzës plot jetë e gjallëri, që 11 vjeçe u bë pjesëtare e denjë e familjes Kuthberti në Çatiblertë. Fantazia e saj pa cak, dashuria për natyrën e Evjolit, shpërthimet e saj të sinqerta, të folurit e rrjedhshëm e papushim dhe aventurat në kërkim të më të mirës së vetes dhe të shoqërisë së saj, të lënë pa frymë. Ato e bëjnë Anën të fitojë zemrat e të gjithëve.
Kurse këmbëngulja për të arritur të paarritshmen e vënë Anën në krye të listave të më të mirëve: në shkollë, në kolegj, në recitime etj. Një vajzë që di ç’kërkon dhe bën të gjitha përpjekjet që t’i arrijë. Me botën e saj të madhe ajo bën që të zgjojë dashuri të fjetura te Marila, te Methjuja, i përkushtohet me gjithë shpirt miqësisë me Dianën dhe qëndron krenare për vite të tëra ndaj Gilberit, të cilit nuk i fali fyerjen.
E kudondodhur për ndihmë, por përkushtimi në fund ndaj Marildës, është shumë mbresëlënës.
Libri ka përshkrime të mrekullueshme, shumica e të cilave vijnë nëpërmjet përshkrimeve fantastike të Anës.
Gjej rastin të falënderoj përkthyeset e librit, Era dhe Adela Buçpapaj, që e kanë sjellë aq bukur në shqip Anën.
Natasha Pepivani
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist
with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to
rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks! I saw similar art here:
Wool product
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with SEO?
I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Thank you! You can read similar text here:
Change your life