Albas nis trajnimet e mësuesve të shkollave të mesme

Të nderuar drejtore/drejtorë të shkollave,

Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas ka filluar trajnimet e mësuesve të shkollave të mesme për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale, në bazë lëndësh.

Jeni të lutur të lajmëroni të gjithë mësueset/mësuesit e shkollës tuaj që janë të interesuar të marrin pjesë në trajnimet tona që, ditën e shtunë dt. 1 tetor, do të zhvillohen trajnimet për:

Gjuhë-Letërsi/Arte dt. 1 tetor 2016, ora 10:00 – 11:30

Qytetari/Histori dt. 1 tetor 2016, ora 12:00 – 13:30

Trajnimet do të mbahen në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.

Trajnimet do të zhvillohen nga ekspertët e Portalit Shkollor Albas dhe autorët e teksteve, të cilët do të japin edhe shpjegimet e nevojshme për kurrikulën e re.

Gjithashtu, njoftojmë se, në një moment të dytë, ne do t’i vizitojmë dhe do t’u ofrojmë mbështetjen teknike të nevojshme, në çdo shkollë, të gjithë mësuesve të rretheve që do ta kenë të pamundur të vijnë pranë qendrës tonë në datën e mësipërme.

Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 231 9002 dhe 0697098026.

Ju mirëpresim!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

SHBA heq detyrat e shtëpisë nga programi i shkollës fillore

Next Article

A mund të ketë vetëm miqësi mes një djali dhe një vajze?

Related Posts