ALBAS në seminarin e zhvilluar në Athinë: Metodat bashkëkohore në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë

ALBAS mori pjesë në Seminarin e zhvilluar në Athinë, organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me temë: “Përdorimi i metodave bashkëkohore në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë.” Seminari u mbështet nga QBD dhe institucione të tjera të Shqipërisë që kanë në fokus mbështetjen e gjuhës shqipe.

Shtëpia botuese ALBAS mori pjesë në Seminarin e zhvilluar në Athinë, organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me temë: “Përdorimi i metodave bashkëkohore në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë.”  Seminari u mbështet nga Qendra e Botimeve të Diasporës dhe institucione të tjera të Shqipërisë që kanë në fokus mbështetjen e gjuhës shqipe. Të pranishëm ishin mësimdhënës të gjuhës shqipe që zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrë vullnetare në Greqi, të cilët shfaqën interesim të posaçëm për seminarin.

Ervisa Paloka nga redaksia ALBAS prezantoi paketën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare – Niveli 1”,  duke u ndalur te mënyrat e zbatimit të metodave të mësimdhënies me në qendër nxënësin përmes përdorimit të këtij teksti. Në seminar u prezantuan veçanërisht tiparet e këtij teksti që përmbushin specifikat e mësimdhënies/mësimnxënies në mësimin plotësues.

Mësimdhënësit u orientuan se si mund të punojnë me një tekst të mësimit plotësues, i cili është i hartuar në mënyrë të tillë, që të respektojë dallimet dhe të përmbushë nevojat e interesat e ndryshëm të nxënësve dhe të mësuesve.

Gjatë seminarit u prezantua dhe varianti digjital i tekstit, i cili ofron zbatimin e standardeve të shkollës moderne dhe të shoqërisë së sotme globale.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Java Ndërkombëtare e Librit, ALBAS pjesë e stendave në tri panaire, në Tiranë dhe Korçë

Next Article

Mbrojtja e mjedisit, projekt mbi rëndësinë e punimeve me materiale të riciklueshme

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427