Albas mes fituesve të Panairit, Natasha Shuteriqi Poroçani vlerësohet si shkrimtarja më e mirë për fëmijë

Mesditën e sotme janë ndarë çmimet e Panairit të 25-të librit. Çmimi i letërsisë për fëmijë shkoi për autoren Natasha Shuteriqi, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, botuar nga Albas. Gjatë ceremonisë u vlerësua edhe puna që kanë bërë autor dhe përkthyes të tjerë të kësaj Shtëpie Botuese.

Çmimin e shkrimtares më të mirë për fëmijë për vitin 2022 e mori autorja Natasha Shuteriqi Poroçani me librin “Kalendari i ëndrrave  të mollës”, botuar nga Albas. 

“Përmes një proze poetike autorja ka ditur të ndërtojë një botë magjike për të miturit. Falë një stili të thjeshtë e elegant, por edhe një gjuhë të pasur e të rrjedhshme, që i shkon për shtat fëmijëve, ajo ia ka dalë mbanë të krijojë një vepër letrare që i jep krahë fantazisë dhe edukon me dashurinë për natyrën e, padyshim, dijen, të lidhura tok me librin e leximin”, thuhet në motivacionin e dhënies së këtij çmimi. 

Gjatë ceremonisë u vlerësua edhe puna që kanë bërë autor dhe përkthyes të tjerë të Shtëpisë Botuese Albas; përmendim këtu Bajram Karabollin, Primo Shllakun të cilët sipas jurisë së Panairit të Librit kanë sjellë të përkthyera vepra monumentale të letërsisë botërore. Mjaft të arrirë cilësuan edhe librin e autorit shqiptar Ag Apolloni. Ndërkohë nga autorët shqiptar të librave për fëmijë përmendën Sevi Lami Agolli dhe Edi Gogu për të punën e tyre premtuese në këtë zhaner.

Çmimet e Panairit të Librit, Tirana 2022

  • Shkrimtari më i mirë i vitit: Zija Çela me librin: “Banka e Ankesave”;
  • Përkthimi më i mirë i vitit:  “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis , Romeo Çollaku;
  • Vepra më e mirë studimore:  “Tri format e mendimit, mitologjia, racionaliteti, religjioni” Arben Imami;
  • Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja:  Klarita Lagji me “Vendi i Babait” nga Annie Ernaux;
  • Libri më i mirë për fëmijë: “Kalendari i ëndrrave të mollës” Natasha Shuteriqi. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Që leximi të mos kthehet në "ankth”, “stres” apo në një veprim “të urryer”. Reflektime nga Evans Drishti

Next Article

Albas mes fituesve të Panairit, Natasha Shuteriqi Poroçani vlerësohet si shkrimtarja më e mirë për fëmijë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427