ALBAS-grup ju uron gëzuar festat!

Portali Shkollor Albas uron të gjithë përdoruesit gëzuar festat, paçi fat e mbarësi gjatë gjithë vitit 2017!

Të dashur përdorues dhe lexues të Portalit Shkollor ky ishte një vit shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Këtë vit ne bëjmë dy vite që punojmë për digjitalizimin e teksteve shkollore me shumë përkushtim dhe dashuri. Qëllimi ynë është që kur ju të shkarkoni librat digjital të keni lehtësi në përdorim dhe ky libër t’u shërbejë ju dhe të mos keni nevojë të kërkoni në faqe të ndryshme në internet pasi ne e kemi bërë këtë për ju.

Çdo ditë ne marrim sugjerimet dhe kërkesat tuaja të cilat ne i pasqyrojmë në librat tanë. Ne jemi pranë jush në kohë reale duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ju na drejtoni në info@portalishkollor.al dhe telefonatave tuaja në numrin tonë të kontaktit +35542 319 002.

Një falenderim të veçantë kemi për bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Dita ditës rritet numrii bashkëpunëtorëve, lexuesve dhe përdoruesve të Portalit Shkollor.

Portali Shkollor është i vetmi portal i krijuar posaçërisht për t’iu ardhur në ndihmë mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ne kemi ardhur në çdo shkollë për të biseduar nga afër me ju dhe për të parë se si ka ndikuar libri digjital në mësimdhënie dhe mësimnxënie, për t’iu asistuar nëse ju keni nevojë, por edhe për t’ju prezantuar orë model të ndërtuara mbi librin digjital dhe materialeve multimediale që ndodhen në tekst. Takimet nga afër me ju që ne kemi realizuar intensivisht gjatë këtij viti na kanë frymëzuar. Ne ju falenderojmë dhe presim që vitin që vjen të jemi shumë më shumë se këtë vit.

Bashkëpunimi me ju mësues, nxënës dhe prindër është jetik që të jemi çdo ditë e më të suksesshëm dhe bashkë të ecim me hapin e kohës dhe teknologjisë që nxënësit tanë nesër të jenë të përgatitur për të ecur me hapa të sigurtë.

Ju urojmë gëzuar festat, paçi fat e mbarësi gjatë gjithë vitit!

ALBAS-grup me ne më pranë dijes!

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Albas pasuron bibliotekat e kopshteve dhe çerdheve

Next Article

Mësues, përdorni portofolat digjitalë në klasat tuaja!

Related Posts