Aktiviteti “Sofra bujare shqiptare” realizuar nga mësimdhënësi Bahridin Qerimi

Bahridin Qerimi, mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Podujevë, së bashku me nxënësit e tij të klasës II ka realizuar një sofër tradicionale shqiptare në klasë.

Mësuesi Bahridin Qerimi, i cili punon në shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë ka treguar për Portalin shkollor se sivjet ka vendosur të punojë me tekstet shkollore ALBAS, me nxënësit e klasës së dytë. 

“Këto tekste po na ofrojnë përmbajtje cilësore, logjike, të kapshme për moshën e nxënësve dhe po na mundësojnë të bëjmë korelacion të mirë ndërlëndor”, është shprehur mësimdhënësi Qerimi. 

Ai ka përshkruar njërin nga aktivitet e shumta që bën me nxënësit, i cili titullohet: SOFRA BUJARE SHQIPTARE. 

“Javën që shkoi si temë të planit javor e kishim ‘Ushqimet e shëndetshme dhe tradicionale, kultura dhe veshjet kombëtare’. Për këtë temë vendosa të realizoj një korelacion të mirë ndërlëndor në lëndët: Gjuhë shqipe (frutat e vjeshtës), Shkathtësi për jetë (Profesionet – kuzhinieri), Njeriu dhe natyra (Ne dëshirojmë të ushqehemi shëndetshëm dhe ruajtja e ushqimit), Edukatë fizike, sporti dhe shëndeti (Jeto shëndetshëm – ushqimi i shëndetshëm, higjiena para dhe pas ushqimit, vlerat e frutave), Shoqëria dhe mjedisi (Sporti dhe shëndeti) dhe Edukatë figurative (Vizatim: Ushqimet e shëndetshme).

Pas përfundimit të këtyre njësive mësimore, në lëndën Shkathtësi për jetë, sipas udhëzimeve nga libri, nxënësit e kishin për detyrë që së bashku me prindër ta përgatisin një ushqim në shtëpi dhe më pas në klasë të tregojnë përbërësit e atij ushqimi dhe mënyrën e përgatitjes-gatimit.”

Mësuesi Qerimi shton se pasi ka bashkëbiseduar me kryesinë e prindërve, janë pajtuar që nxënësit të sjellin në klasë ushqime tradicionale të përgatitura në shtëpi. Këtë aktivitet ata kanë vendosur ta quajnë “Sofra bujare shqiptare”. 

“Ndër aktivitetet e prezantuara para prindërve dhe stafit të shkollës ishin: Prezantimi nga nxënësit për njohuritë e fituara, një instrumental me fyell dhe çifteli, improvizimi i shtrimit të sofrës tradicionale dhe në fund prezantimi nga nxënësit i mënyrës së gatimit të ushqimeve tradicionale.’’

Aktiviteti “Sofra bujare shqiptare” është vetëm një nga idetë që mund të realizohet kaq bukur duke përdorur tekstet ALBAS. 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të shkruajmë një ese argumentuese?

Next Article

Ushtrime rreth disa elementëve të përmbajtjes së standardeve profesionale dhe lëndore të mësuesit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427