Aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat

Sot shkolla “Dora d’istria” shkëlqeu në të gjitha veprimtaritë e organizuara me rastin e Ditës së Tokës. Një falenderim i veçantë për të gjitha klasat e nxënësit e angazhuar në veprimtari të larmishme, si ato për gjelbërimin e mjediseve shkollore, panairin e gatimeve tradicionale, paradën e kostumeve popullore të krahinave të ndryshme, koncertin festiv me talente të reja të shkollës, shpërndarjen e certifikatave për kontributin më të çmuar në këto veprimtari. Në saj të punës organizative të stafit drejtues, angazhimit të të gjithë stafit pedagogjik të shkollës, veprimtaritë u finalizuan me sukses. Ishte mahnitëse pjesëmarrja e gjithëpërfshirja e nxënësve dhe e komunitetit të shkollës. Sot ishin të hapura dyert dhe zemrat e të gjithëve, gjithçka për fëmijët, për të ardhmen e tyre! Suksese “Dora d’istria” në veprimtari të tjera në të ardhmen!

Sakaq edhe nxënësi te Shkollës së Kuqe u organizuan nën moton “Stop ndotjes, mbroni tokën tonë!”

Gjimnazistë e Çajupit, të përfshirë në rrjetin global të shkollave ENO Treelymoics, dhuruan dhe mbollën 10 pemë në shkollën “Luigj Gurakuqi”.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
1 comment
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Më 8 maj mësuesit do të zhvillojnë provimin e kualifikimit për vitin shkollor 2020-2021

Next Article

Planifikim detyrash për përsëritje njohurish sipas tematikave, klasa V

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427