Adi Krasta: Vdekjen e mësueses time e konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës

Adi Krasta një nga figurat më të mëdha publike të vendit tonë, së fundmi në faqen e tij të Facebook i ka dedikuar një status vlerës dhe rëndësisë që ka pasur në jetën e tij mësuesja e klasës së parë, siç ai e quan ndryshe “zonja e rëndësishme”.

Janë disa persona që vijnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë të pashlyeshme!  

Kështu duket të ketë ndodhur edhe me Adi Krastën, një nga figurat më të mëdha publike të vendit tonë. Ai së fundmi në faqen e tij të Facebook i ka dedikuar një status mësueses së tij të klasës së parë për vlerën dhe rëndësinë që ajo ka pasur në jetën e tij.

Për Adi Krastën vdekja e mësueses, ose siç ai e quan ndryshe “zonjës së rëndësishme”, ishte humbja e parë e madhe e jetës për të. 

Ai shkruan: 

“Mësuesja ime e klasës së parë quhej Nedret Cene. Gjirokastrite, trupvogël, tejet inteligjente. Më bënte gjithnjë përshtypje një dhëmb i artë në atë buzëqeshje. Kishte diçka Elizabetiane tek ajo zonjë e rëndësishme. Vdiq e re kur isha 14 vjeçar. E konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës”. 

Dedikimi origjinal që ka bërë Adi Krasta për mësuesen e tij

Ky status mirënjohje për figurën e mësuesit tregon edhe një herë se sa të rëndësishëm janë mësuesit në jetën e çdo individi, për edukimin, formimin, dhe zhvillimin e tyre në jetë. 

Padiskutim që mësuesit meritojnë respekt dhe nderim të madh për punën e tyre plot përkushtim dhe dashuri!

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?

Next Article

Rikthehet në Kosovë panairi i librit, edicioni i 22-të do të mbahet nga data 7 deri më 12 qershor në ambientet e Pallatit të Rinisë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427