A i motivojmë ne mësuesit kreativë?

Nëse nxënësin e konsiderojmë konsumator, prindin klient dhe mësuesin ofrues të shërbimit, e kemi shumë gabim. Ky model nuk funksionon më…

Të fokusuarit vetëm në dokumenta dhe shkresa nuk i jep hapësirë mësuesve të zhvillojnë kreativitetin e tyre. Madje, edhe ato që e kanë të theksuar këtë element, iu ndërpritet dëshira rrugës. Në një botë ku teknologjia është gjithnjë në rritje, aftësitë personale, origjinale dhe kreative konsiderohen të nënvlerësuara. 

Në një fjalim për “Tess”, specialisti i arsmit Schleicher shprehet: Sistemi ynë arsimor po përjashton mësuesit që duan të jenë kreativë. Madje, mësuesit që kanë dëshirë të përfshihen në punë të tilla nuk gjejnë mbështetje.

Schleicher beson se kurrikulat e reja nuk tentojnë të shkojnë drejt asaj që është origjinale dhe autentike. Ka një urë ndarëse të madhe midis asaj që nxënësit kërkojnë dhe asaj se çfarë sistemet arsimorë ofrojnë. Nuk është e thënë të mësojmë dhe të nxëmë njohuri përmendësh, por ta ndërtojmë atë. 

Nëse nxënësin e konsiderojmë konsumator, prindin klient dhe mësuesin ofrues të shërbimit, e kemi shumë gabim. Ky model nuk funksionon më. Të gjithë nxënësit duhet të jenë pjesë aktive e orës mësimore. Nxitni tek ta kureshtjen, imagjinatën, diskutimin dhe polemikën.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesja nga Kosova zbulon mënyrën e veçantë për të kujtuar ditëlindjet e nxënësve

Next Article

Mësues i vitit apo Mësues i jetës

Related Posts