A duhen shqipëruar termat informatikë?

Dikush që merret me gjuhën, tanimë e di mjaft mirë se fondi themelor i leksikut informatik, dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera, përbëhet prej fjalësh angleze.

Nuk ka asnjë dyshim që informatika sot është bërë pjesë integruese e jetës së përditshme të shumëkujt. Ajo që po vihet re është se askujt nuk i bën më përshtypje teksa lexon në shqip ndonjë material për mësimin e kompjuterit dhe ndesh në të me dhjetëra fjalë angleze, si: drive, file, softwere, mouse, monitor, modem etj. Këto fjalë janë bërë familjare jo vetëm për ata që kanë përherë mbi tryezën e punës një kompjuter, por edhe për të tjerë, të cilët e përdorin rrallë kompjuterin. 

“Po pse termat informatik përdoren kaq gjerësisht në gjuhë të huaj?”, mund të pyesë dikush. Dhe me të drejtë. Dikush që merret me gjuhën, tanimë e di mjaft mirë se fondi themelor i leksikut informatik, dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera, përbëhet prej fjalësh angleze. 

Sipas gjuhëtares K. Jorgaqi, e cila prej vitesh studion marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e huaja, ndoshta kjo shpjegohet me faktin se informatika lindi dhe po zhvillohet në mënyrë marramendëse në botën anglosaksone.

Por, a nuk do të ishte më praktike që termat anglezë të informatikës të përktheheshin? 

E vërteta është se dijet njerëzore kanë një ritëm zhvillimi shumë më të ulët sesa ritmi i zhvillimit të informatikës. Bashkë me shpejtësinë e ritmit teknologjik, natyrisht që pasurohet edhe gjuha e informatikës. Është thuajse e pamundur për gjuhëtarët kudo në botë, që t’i ndjekin këto ritme; pra, t’iu përgjigjen me fjalë vendase të sakta e të qarta çdo termi të ri anglez.

Sidoqoftë, ka gjuhë që po spikatin për reagime të forta ndaj “hegjemonisë” së termave informatikë në gjuhën angleze. Kështu, francezët dhe gjermanët i kanë përkthyer një pjesë të mirë të këtyre termave. 

Gjithsesi, për sa kohë që bota anglosaksone të mbajë “rekordin” e arritjeve në këtë fushë, është normale edhe prania në gjuhën shqipe e një fondi termash informatikë në gjuhën angleze. Por, pavarësisht zhvillimit marramendës të informatikës, kjo nuk i zhvlerëson aspak përpjekjet që janë bërë e që po bëhen në mënyrë sistematike dhe të organizuar për standardizimin dhe shqipërimin e një numri termash informatikë. Dhe pse jo? Ky është hapi i duhur për një shkëputje graduale nga kjo varësi, thuajse e plotë, ndaj mbizotërimit të kësaj terminologjie.

Artemisa Bushi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një fund i lumtur për shitësen e shkrepëseve

Next Article

Fabula nga nxenesja Jona Demiri, nxënëse e klasës së 8-të në shkollën “Arsimi i Shqipërisë”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427