22-23 prill, fundjavën më cool në Tiranë do të mund ta kaloni në librarinë Albas

Këtë fundjavë në librarinë ALBAS në Tiranë do të zhvillohen disa aktivitete me rastin e Ditës së Tokës dhe Ditës së Librit. Më 22 prill ju mund të sillni në librari një libër të vjetër dhe ta shkëmbeni atë me një të ri! Ndërsa më datë 23, do të zhvillohet një maratonë leximesh deri në mesnatë.

Ditët e shënuara botërore, ajo e Tokës dhe e Librit, do të festohen krejt ndryshe këtë vit në librarinë Albas në Tiranë. Gjatë kësaj fundjave kushdo mund të bëhet pjesë e aktivitete të specifikuara si më poshtë: 

22 prill, Dita e Tokës/ Riciklo librin e vjetër, kalo në librari dhe merr një të ri

Dita e Tokës është një kujtesë për rëndësinë e rolit dhe ndikimit që kemi në mbrojtjen e planetit tonë. Prandaj, ALBAS ka përgatitur një surprizë për të gjithë adhuruesit e librave dhe mjedisit. Më 22 prill kaloni pranë librarisë sonë në Tiranë dhe shkëmbejeni librin tuaj me një nga librat tanë. Nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë do të ndodhë me librat tuaj, ju bëjmë me dije që ato do të mbushin raftet e biblotekave në diasporë! Librat që do mblidhen po mendojmë t’i falim për luginën e Preshevës.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e nismës sonë për të bërë ndryshime pozitive në mjedis dhe biodiversitet!

23 prill, Dita e Librit/ Maratonë leximi librash nga mëngjesi deri në mesnatë 

Keni dëgjuar për “World Book Night”?

World Book Night është një fushatë e krijuar vitet e fundit për leximin e librave para gjumit, duke marrë parasysh tendencat e njerëzve për të qëndruar në telefon gjatë fjetjes. Për këtë arsye, ALBAS, më 23 Prill në “Ditën Botërore të Librit” organizon një event me një sërë surprizash

  • Të gjithë përfitojnë 50% zbritje për disa nga librat për fëmijë dhe të rritur, të cilat mund t’i gjeni në librari ose online.
  • Libraria do të qendrojë hapur deri në mesnatë.
  • Do të dhurohen ebooks/audiobooks falas. 
  • Libraria do të kthehet në një “sleepover” me pizhama për fëmijë dhe prindër, ku një personazh i njohur do të lexojë përralla.

Veprimtari të tilla organizohen për herë të parë në Tiranë dhe jo vetëm…Ejani të festojmë së bashku! Me Albas, më pranë dijes!

Shënim: Libraria Albas ndodhet në rrugën “G.W.Bush”, Ushtari i Panjohur, Tiranë.

Përgatiti N.Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dita Botërore e Librit, titujt e ALBAS me 50% zbritje, vetëm sot

Next Article

“Biblioteka ime, universi im”, ese nga nxënësi Aleksandër Xhembulla

Related Posts