2018/2019 apo 2018—2019?

Normat drejtshkrimore tregojnë saktë si duhet t’i shkruajmë drejt këta numërorë. Numërorët i gjejmë të shkruar gabim në ditarë të shumtë në numër dhe në libra amë të shkollës, e aq më keq edhe në tekste mësimore dhe në plane vjetore, dymujore, javore etj.

2018/2019 apo 2018—2019?

Numërorët që shënojnë caqet e hapësirës kohore shkruhen gabimisht nga zyrtarët e MAShT-it, përfaqësuesit e DKA-ve, drejtorët, mësimdhënësit e sekretarët e shkollave. 

Normat drejtshkrimore tregojnë saktë si duhet t’i shkruajmë drejt këta numërorë. Numërorët i gjejmë të shkruar gabim në ditarë të shumtë në numër dhe në libra amë të shkollës, e aq më keq edhe në tekste mësimore dhe në plane vjetore, dymujore, javore etj.    

Nuk është aspak e drejtë po qe se shkruhet me vijë të pjerrët (/)

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2018/2019

Është e drejtë po qe se shkruhet me vizë të gjatë (—)

KALENDARI PËR VITIN SHKOLLOR 2018—2019

Po citoj (DGjSh) se me vizë të gjatë në mes tyre, shkruhen:

a) emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore: 

Tiranë—Prishtinë, hekurudha Rrogozhinë—Fier, kanali Vjosë—Levan—Fier; largësia Tokë—Diell; vija ajrore Paris—Tiranë—Pekin; lundrimi Amerikë—Evropë; udhëtimi Tokë—Hënë etj.;

periudha shtator—tetor; periudha pranverë—vjeshtë etj.; 

b) numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore:

periudha 1939—1944; tridhjetëvjetori i themelimit të Partisë  8.XI.I941—8.X1.1971; katërqindvjetori i lindjes së Budit 1566 -1966; Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike 15—21.XI.1962; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20—25.Xl.1972; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut 1468 —1968; plani i katërt pesëvjeçar 1966 —1970; viti shkollor 2018—2019; letërsia e shekujve XIX—XX etj.; 

c) dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjella, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një gjendje tjetër:

ndeshja e futbollit Kosovë—Shqipëri; uniteti parti—popull etj.;

trekëndëshi mësim—punë prodhuese—edukim fizik dhe ushtarak;

marrëdhëniet mall—para—mall;

ç) emrat e bashkautorëve të një vepre: 

A. Xhuvani—K. Cipo etj.

Mund të them me plot gojën se viza e gjatë kërkon më shumë kohë që të shkruhet në një tekst në Word ose në ndonjë dokument tjetër, andaj ata që kanë për ta shkruar atë e zëvendësojnë më lehtë me vijën e pjerrët a me vizën lidhëse dhe përfundojnë së shkruari në formën e gabuar.

MBANI MEND

Te numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore vendoset viza e gjatë në mes tyre

Viti shkollor 2018—2019 etj.

MA. Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dita e parë e shkollës, 6 mesazhe që duan t’i dëgjojnë nxënësit

Next Article

14-vjeçari Orseld Shkalla, 15 medalje ari në Taekwondo

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427