2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë/ Disa fraza domethënëse nga “Princi i Vogël”

Dita Botërore e Librit për Fëmijë u krijua nga Bordi Ndërkombëtar për Librat për të Rinjtë (IBBY) në vitin 1966. Ne zgjodhëm ta përcjellim këtë datë të shënuar me disa fraza nga “Princi i Vogël”, i ardhur në shqip nga ALBAS.

Sot, 2 Prilli, është Dita Botërore e Librit për Fëmijë, dita kur lindi tregimtari i madh danez Hans Christian Andersen.

Dita u krijua nga Bordi Ndërkombëtar për Librat për të Rinjtë (IBBY) në vitin 1966. Ne zgjodhëm ta përcjellim këtë datë të shënuar me disa fraza nga “Princi i Vogël”, i ardhur në shqip nga ALBAS. 

Këto janë fraza të thjeshta, por të thella. Autori i librit, Antoine de Saint-Exupéry, dinte të shkruante gjithçka në një ekuilibër të mahnitshëm. Pikërisht për këtë, ky libër përcillet brez pas brezi dhe është i destinuar të vazhdojë ta bëjë këtë. 

“Për mua je vetëm një djalë i vogël ashtu si njëqind mijë djem të tjerë të vegjël. Edhe unë nuk kam nevojë për ju. Për ty unë jam vetëm një dhelpër si njëqind mijë dhelpra të tjera. Por nëse më zbut mua, ata do të kenë nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh djali i vetëm në botë për mua dhe unë do të jem e vetmja dhelpër në botë për ty”.

“Për udhëtarët, yjet janë udhërrëfyes. Për këdo tjetër nuk janë gjë tjetër veçse drita të vogla.”

“Është koha që keni shpenzuar për trëndafilin tuaj ajo që e bën trëndafilin tuaj kaq të rëndësishëm.”

“Ajo që e bën të bukur shkretëtirën”, tha princi i vogël, është se diku fsheh një pus…”

“Edhe ja ku është sekreti im, një sekret shumë i thjeshtë: Vetëm me zemër mund të shihet saktë. “Ajo që është e rëndësishme është e padukshme për syrin”.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. 686187 759216Hmm is anyone else experiencing problems with the images on this blog loading? Im trying to uncover out if its a issue on my finish or if it is the blog. Any responses would be greatly appreciated. 744662

  2. 965948 3522Wow, cool post. Id like to write like this too – taking time and real effort to make a very good article but I procrastinate too a lot and never appear to get started. Thanks though. 404651

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Letra e një nëne kushtuar djalit të saj me autizëm...

Next Article

Ceremonia e çmimeve “Andersen”, “Albas” dhe përkthyesi Klodian Briçi sjellin në Shqipëri çmimin e madh

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427