12-vjeçari gjeni që është pranuar në dy universitete!

Tanishq Abraham është pranuar në dy universitete në SHBA, ndërsa diplomën e shkollës së mesme e mori kur ishte vetëm 10 vjeç. 12-vjeçari është ambicioz, mendon të bëjë kërkime mjekësore dhe pse jo, të jetë presidenti i SHBA-ve në të ardhmen.

“Aventurat e fëmijëve gjeni” është një faqe në rrjetin social Facebook në të cilën vazhdimisht ka informacione nga Tanishq Abraham, 12 vjeç dhe motra e tij Tiara, 10 vjeçe. Ata janë dy gjeni të cilët ndajnë arritjet e tyre me bashkëmoshatarët, të afërmit dhe të gjithë ata që i shtynë kureshtja të dinë më shumë për jetën e 2 gjenive.

Tanishq Abraham është pranuar në dy universitete në SHBA, ndërsa diplomën e shkollës së mesme e mori kur ishte vetëm 10 vjeç. 12-vjeçari është ambicioz, mendon të bëjë kërkime mjekësore dhe pse jo, të jetë presidenti i SHBA-ve.

Tanishq Abraham ka marrë kurse universitare me kohë të pjesshme, që më moshën 7 vjeçare. Djaloshi është pranuar tashmë në dy universitete, nga ai i “UC Davis” dhe “UC Santa Cruz”, ndërsa pritet se cilin prej të dyve do të zgjedhë ai në muajin Qershor.

Tanishq është i paduruar që të nisë universitetit, sepse ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që të punojë në një laborator. Djaloshi gjeni, ende nuk e ka ndarë mendjen se çfarë mjeku do të bëhet në të ardhmen por, preferencat e tij janë kardiologjia dhe neurologjia.

Tiara shkëlqen siai, në disiplina të tjera, si: muzika dhe gjuhët e huaja.

Arritjet e 12-vjeçarit janë bërë të mundura falë sakrificave të prindërve të tij, të cilët gjithmonë e kanë përkrahur, edhe pse shpesh janë përballur me kritikat e njerëzve, se përse e kanë shtyrë atë të marrë mësime jo të moshës së tij.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

E-libri shkollor Albas, studentët njihen me platformën

Next Article

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologji

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427