10 mësues me COVID-19 te “Emin Duraku”, DPAP: Mësimi po vijon normalisht, mësuesit janë zëvendësuar (2020)

Mësimi në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet po vijon normalisht, edhe pse 10 mësues dhe 3 punonjës kanë rezultuar të prekur me COVID-19. Njoftimin e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar teksa ka thënë se mësuesit janë zëvendësuar dhe ambientet janë dezinfektuar.

Në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet 10 mësues dhe 3 punonjës kanë rezultuar me COVID-19. Në media është thënë se 29 mësues të tjerë janë vetkarantinuar

Por pavarësisht kësaj situate, mësimi në këtë shkollë po vijon ende në mënyrë normale. Këtë njoftim e ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, MASR. 

“Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Facebook të DPAP.  

Ndërkohë në njoftim thuhet gjithashtu se për situatën janë marrë masat e menjëhershme nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. 

“Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social. Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave”, thuhet në njoftimin e DPAP .

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Udhëzuesi për klasat kolektive, material ndihmës për drejtuesit dhe mësuesit e klasave kolektive

Next Article

Rastet kur maskat nuk janë të detyrueshme në institucionet arsimore (2020)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427