10 mënyra për të motivuar nxënësit

Motivimi i nxënësve është një proces i vështirë, pavarësisht moshës që mund të jenë ata. Kur nxënësit duan të përfundojnë punën e tyre dhe duan të kenë sukses, gjërat do të shkojnë mirë në klasën tuaj – ata do të mësojnë dhe do të keni një ditë të dobishme në shkollë. Këtu janë dhjetë ide shumë të shkurtra që kanë rezultuar të dobishme në praktikën time të mësimdhënies.

1. Të gjitha mësimet duhet të kenë një qëllim. Mësuesit dhe nxënësit duhet të punojnë së bashku për të vendosur qëllime afatgjata në mënyrë që puna të jetë relevante për jetën e nxënësve dhe të nxitur nga një qëllim. Unë kam takuar rrallë një nxënës i cili donte të punonte vetëm për hir të punës.

2. Nxënësit kanë nevojë për aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të përfunduar punën e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre. Ndihmoni nxënësit të arrijnë qëllime afatshkurtra për të zhvilluar kompetencat që duhet për të qenë të suksesshëm. Të qënit të vëmendshëm në klasë, të dëgjuarit me kujdes duke i kushtuar vëmendje çdo hapi janë vetëm disa nga aftësitë që nxënësit duhet të kenë për të arritur suksesin në procesin e të mësuarit.

3. Drejtime specifike fuqizojnë nxënësit. Kur nxënësit e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë për të përfunduar detyrat, ata do t’i futen punës me besim dhe interes. Dhënia e drejtimeve të mira është një formë arti. Mbani ato të thjeshta, të shkurtra dhe logjike.

4. Nxënësit duan të argëtohen ndërsa punojnë. Mësimdhënësit që ofrojnë aktivitete të kënaqshme mësimore arrijnë qëllimin, nxënësit janë maksimalisht të përkushtuar në mësim. (Mësuesit gjithashtu duan të argëtohen kur punojnë!)

5. Ofroni aktivitete që përfshijnë aftësi të të menduarit me renditje të lartë. Nxënësit gjejnë pyetje të hapura dhe të menduarit kritik më të angazhuar sesa aktivitetet që përfshijnë thjesht rikujtimin e fakteve. Puna që kërkon aftësi të të menduarit në nivel të lartë do t’i shtyjë nxënësit tuaj në drejtimin e duhur.

6. Kurioziteti është një komponent i rëndësishëm i motivimit. Kur nxënësit duan të mësojnë më shumë për një temë, ata do t’i realizojnë me sukses edhe detyrat sfiduese në mënyrë që të kënaqin kuriozitetin e tyre. Edhe diçka e thjeshtë, si p.sh.: të kërkosh një pyetje provokative për t’i nxitur nxënësit të mendojnë në një mënyrë të re mund të shkaktojë kuriozitet.

7. Një përzierje lavdërimi dhe inkurajimi është e efektshme në ndërtimin e vetëbesimit. Mësuesit të cilët ofrojnë lavdërim të sinqertë dhe inkurajim krijojnë një atmosferë pozitive dhe të shëndetshme në klasë. Kur nxënësit e dinë se janë në rrugën e duhur, ata do të duan të vazhdojnë.

8. Një kombinim i shpërblimeve të jashtme dhe të brendshme rrit fokusin dhe kohën e nxënësve në sjelljen e detyrave. Kur përdoren veçmas, të dy llojet e shpërblimeve i motivojnë nxënësit. Megjithatë, kur mësuesit i kombinojnë ato, efekti është shumë më i madh.

9. Përfshini nxënësit në aktivitete bashkëpunuese. Kur nxënësit punojnë së bashku, motivimi dhe arritjet rriten.

10. Nxënësit priren të punojnë më shumë kur besojnë se mësuesi i tyre i pëlqen. Ky është ndoshta parimi më i rëndësishëm i motivimit. Pse duhet të punojnë nxënësit për një mësues të ashpër? Nëse nxënësit tuaj e dinë se ata kanë rëndësi për ty, atëherë ata do të jenë shumë më të prirur për të qëndruar në detyrë, sesa nëse besojnë se nuk jeni të interesuar për suksesin e tyre.

Albina Hoxhaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimet dhe gabimet e Aristotelit

Next Article

Manual për gjumë të qetë

Related Posts